Lojrat e fatit, tashmë do ketë të padëshiruar që nuk do lejohen të luajnë

218

Nis të implementohet ligji i ri për lojrat e fatit në Republikën e Shqipërisë. Ligji i ri parashikon ndalimin e një qytetari të caktuar, të prekur nga “sindroma e bixhozit” në atë shkallë, sa të bëhet një fatkeqësi për familjarët, pasi shpërdoron të gjitha burimet financiare të shtëpisë duke luajtur.

Këto ditë, Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ka publikuar emrin e parë të personit, që duhet të ndalohet të hyjë për të luajtur në çdo lokal të lojrave të fatit.