Lorena Sopi, fiton çmimin ‘Regjisorja më e mirë femër’ në Londër

18

Filmi  i metrazhit të shkurtër ‘Schauerfilm’ me skenar dhe regji të Lorena Sopit, ka fituar çmimin ‘Regjisorja më e mirë femër’ /Best Female Director/ në Cult Movies International Film Festival, i cili ka përfunduar mbrëmë në Londër, kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar.

Është ky çmimi i shtatë për këtë film nga 15 festivale ndërkombëtare në të cilat është shfaqur deri më tani.

Schauerfilm do të shfaqet  edhe në Critics Review Online Festival, Filmarte Short Film Festival, Stir and Fry International Short Film CompetitionInternational Short Film Festival Of IndiaOasis Inter Continental Film Festival, etc.

Filmi ‘Schauerfilm’ është prodhim i kompanisë AS Film Production nga Prishtina.

Në rolet kryesore të këtij filmi paraqiten: Agron Shala, Afrim Muçaj, Beslidhje Bytyqi, Ylber Bardhi, Kreshnik Malushi, Flutura Mustafa, etj.

Drejtor fotografie është: Besnik Hasolli. Zëri: Gëzim Rama. Skenograf: Uran Duli, Kompozitor: Mendi Mengjiqi. Regjisore: Lorena Sopi.