Nuk ka prova që një qen, mace ose ndonjë kafshë shtëpiake mund të transmetojnë COVID-19.
“Luani dhe argëtohuni të qetë me kafshët tuaja shtëpiake, sepse sipas studimeve te kryera, ato nuk janë transmetues të COVID-19 . Mos harroni të lani duart para dhe pas çdo ndërveprimi me to”- thuhet në njoftimin e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Shqipëri.
Në bashkëpunim me institucionet e linjës, PNUD po vijon fushatën e informimit mbi COVID-19.
“Burimet e këtyre të dhënave janë Organizata Botërore e Shëndetësisë për të luftuar informacionet e pasakta dhe për të qenë më afër publikut”, thuhet në njoftimin e PNUD.