Lufta ndaj korrupsionit, Shqipëria do të asistohet nga Gjermania dhe Austria

194

Shqipëria do të ketë asistencën e drejtpërdrejtë të Gjermanisë dhe të Austrisë në luftën ndaj korrupsionit, përmes një projekti binjakëzimi të 5 institucioneve shqiptare me institucionet homologe të dy shteteve anëtare të BE-së.

14517618_882503398546420_7625440382781456829_n

44 ekspertë gjermanë dhe austriakë, do të asistojnë për një periudhë 30 mujore institucionet shqiptare në forcimin e politikave dhe burimeve njerëzore për luftën ndaj korrupsionit.

Institucionet që përfitojnë nga projekti i binjakëzimit janë Kontrolli i Lartë i Shtetit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Koordinatori Kombëtar Kundër Korrupsionit.