Lufthansa fillon fluturimin e ri Tiranë – Mynih

45
CIT Aerospace 737-MAX8 Artwork K65921

Duke filluar nga data 30 Mars 2021, Lufthansa,  do te fillojë fluturimin e ri midis Tiranës dhe Mynihut, njoftoi Tirana International Airport.

Operimi i këtij destinacioni të ri do të jetë 2 herë në javë, të Martave dhe të Premteve.

Aeroporti i Mynihut është një nga aeroportet më të rëndësishme të Europës dhe Gjermanisë, gjithashtu rajoni i Mynihut është një nga rajonet më të mëdha dhe më të forta ekonomike në Europë.