Luis, adoleshenti që transformoi jetën e miliona personave të verbër

26

Në Coupvray të Francës, më 4 janar të vitit 1809, lindi Louis Braille, i cili e sfidoi verbimin qysh adoleshent.

Kur ishte fëmijë, Braille pësoi një aksident dhe mbeti i verber, por teksa ishte ende nxënës shkolle, krijoi një formë të re komunikimi që do te transformonte jetën e miliona personave të verbër.

Braille vdiq më 6 janar 1852, dhe “sistemi i tij i shkrimit që mund të ndihet dhe të interpretohet nga të verbrit”, do të perhapej gjerësisht vetëm pas vdekjes së tij.

Pothuajse dy shekuj më vonë, sistemi Braille vazhdon të jetë instrument tepër i çmuar i të mësuarit dhe komunikimit për të verbrit, dhe i përshtatur për gjuhët në mbarë botën.