‘Lule Ciani’, bima e rrallë mjekësore që kultivohet në Kukës

157

Në Shtiqën të Kukësit prej dy vitesh kultivohet një bimë e rrallë por shumë e kërkuar për mjekësinë dhe industrinë kozmetike, Lule Ciani. Fermerët e Kukësit veçojnë kërkesën e lartë për këtë bimë, por edhe mundin e madh për ta rritur ata.

Në Kukës kultivohet një bimë e rrallë, me vlera kurative për njeriun që quhet Lule Ciani. Kjo bimë konsiderohet si një antioksidant, por që kërkohet shumë nga industria kozmetike, prej dy vitesh atë e kultivojnë fermerët në fshatin Shtiqen të Kukësit.

Gazmend Koldashi është ndër fermerët e parë ka mbjellë sipërfaqe të mëdha toke me Cian. Ai tregon se vlera e kësaj bime në treg është e lartë, por po aq, edhe mundi për ta rritur.