Luleshtrydhet, fruti i stinës. Ja efektet pozitive në shëndetin tonë

506

Tani është periudha perfekte për t’i konsumuar sepse janë në stinën e tyre dhe luleshtrydhet rriten në mënyrë natyrale, jashtë serave dhe pa plehra kimikë. Në këtë mënyrë përfitoni të gjitha vlerat ushqyese që përmban ky frutë duke e konsumuar atë sa më bio.

Fillim pranvere e deri në mesin e verës, këshillohet që të blini këtë frutë sepse kjo është periudha në të cilën kultivohen. Nëse luleshtrydhja ka pjesë të bardha ose jeshile, do të thotë se është ende e papjekur; nëse ngjyra është një kuqe e errët, kjo do të thotë që duhet të konsumohen në një kohë të shkurtër, sepse ajo është pjekur mjaft.

Përfitimet shëndetësore të luleshtrydhes përfshijnë zgjerimin e funksionit njohës, trajtimin e diabetit, promovimin e funksionit të zemrës, zvogëlon hipertensionin, ndihmon në parandalimin e alergjive dhe astmës, përmirëson shikimin, forcon sistemin imunitar, parandalon kancerin, ndihmon në parandalimin e defekteve të lindjes, ndihmon në trajtimin e artritit si dhe mirëmban lëkurën.

Plot me vitamina, fibra, kripëra minerale dhe ujë, ky frutë i sezonit konsiderohet aleat i shëndetit sepse na ndihmon të jetojmë shëndetshëm dhe të buzëqeshur. Mbajeni mend, kush konsumon luleshtrydhe konsiderohet i zgjuar. Sepse ky frutë i vogël i kuq përveçse është super i mirë, është minierë e mirëqenies. Rezulton të jetë i pasur me ujë në rreth 90% të tij, pak kalorik.

Luleshtrydhet janë të pasura edhe me vitaminë të grupit C, të cilat forcojnë dhe mbrojnë sistemin imunitar, po kështu me minerale dhe fibra të shumta. Dietologët listojnë pesë arsye për të motivuar konsumimin sa më të shumtë të këtij fruti.