Lulet e blirit, arma e fortë kundër ankthit

164

Lulet e blirit që prej lashtësisë njiheshin si lulet ku fshihen rrezet e diellit. Gjethet e kësaj peme lulëzojnë prej fillimit të pranverës e deri në vjeshtë. Rritet në pyje, shkurre dhe sidomos në zonat e dushkut dhe të ahut.

Vjelja kryhet në periudhen qershor-korrik kur kanë çelur të paktën 2/3 e gonxheve.

Blirit i përdoren lulet së bashku me gjethet. Lulet mblidhen së bashku me gjethet në fillim të lulëzimit, gjatë kohës me diell.

Një nga përdorimet më të gjera të çajit të lules së blirit është kundër ankthit. Ky çaj ka aftësi qetësuese kundër stresit mendor. Nëse vuani nga luhatjet e humorit ose stresi kronik, një filxhan me çaj bliri është zgjidhja më e zgjuar që mund të bëni për të përmirësuar shëndetin mendor.

Çaji i blirit ka ndikim minimal në nivelet hormonale por i jep trurit dhe trupit shplodhjen e merituar.