Lulishte, asfaltim rruge e kanalizime, nis rikualifikimi i bllokut të banimit në Shkodër

139

Një tjetër kantjer është hapur në qytetin e Shkodrës, ku ka nisur puna për rikualifikimin urban të bllokut të banimit në bulevardin “Zogu i I”, me një fond prej 132 milionë lekë nga bashkia.

Bashkia e Shkodrës bën të ditur se “qëllimi i projektit, nga i cili do të përfitojnë 380 banorë, konsiston në përmirësimin e mjedisit urban dhe në mënyrë të veçantë të kthimit në një rrugë me standardet e duhura në shërbim të komunitetit”.

Ndërhyrja në rrjetin nëntokësor, mbitokësor, ujësjellës, etj., rrit cilësinë dhe sigurinë e jetës së banorëve.

Me zbatimin e këtij projekti do të përfitohen rreth 1950 m2 sipërfaqe rruge e rikualifikuar/asfaltuar, 1950 m2 e ndriçuar, 205 ml kanalizime KUB të rikonstruktuara, 614 m2 trotuare, 65 m2 parking, sinjalistikë e plotë për lëvizshmërinë, 30 m2 gjelbërim.