Lulja e parë që prodhon energji nga dielli do të vendoset në Shkodër

30

Energjia diellore është tashmë një energji më e zgjuar. Imagjinoni një energji të pastër për shtëpinë, shkollën apo biznesin tuaj që është eficiente.

Kjo është SmartFlower, sistemi i integruar solar i inspiruar nga natyra që kap rrezet e diellit gjatë ditës dhe prodhon energji të rinovueshme.

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka përzgjedhur qytetin verior, Shkodrën për vendosjen e kësaj pajisjeje inovative.

SmartFlower gjeneron deri në 40% më shumë energji falë karakteristikave inovatore. Është një zgjidhje e plotë solare me një instalim të thjeshtë.