Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar

4

Lumi i Vjosës, si lumi i fundit i egër në Europë, u shpall sot nga qeveria shqiptare “Park Kombëtar”, kategoria e dytë e mbrojtjes, që është shumë më e lartë nga ajo që kishte deri një vit më parë, thjesht “park natyror”.

Kjo sipërfaqe mbrojtje është shtrirë deri në 12 727 ha që është gjithë sipërfaqe ujore, bregore, bashkë me disa sipërfaqe të tjera tokësore, të cilat së bashku me të 3 degët e Vjosës, lumi Drino, Bënçë e Shushicë bëjnë atë që sot është parku i parë në Europë, i një lumi të egër siç është lumi i Vjosës.

Në 13 qershor 2022 u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe organizatës amerikane “Patagonia” për nisjen e punës së përbashkët për ta shpallur Vjosën “Park Kombëtar”.

Për shkak se, lumi Vjosa dhe lugina e tij është një park shumë kompleks, është marrë ekspertizë ndërkombëtare përveç asaj të brendshme, që të gjitha procedurat e shpalljes të Vjosës Park Kombëtar, të jenë me standardet më të larta ndërkombëtare.

/ata.gov.al