Lungomare 2 drejt finalizimit për sezonin turistik, përfundojnë 90% të punimeve

49

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka bërë me dije se punimet e Projektit Lungomare 2 janë drejt përfundimit. Projekti përfshin aksin rrugor që nis nga Fushat e Sportit e deri tek Tuneli, për të krijuar kështu një linjë të plotë të lëvizjes së këmbësorëve dhe pastrimit të bregdetit nga bizneset buzë ujit.

Aktualisht janë realizuar rreth 90% e punimeve dhe po vijohet me punime betoni për pishinën e fëmijëve, vendosje shtrese me guralece tek shëtitorja dhe sistemim plazhi njofton FSHZH.

Investimet përgjatë bregdetit gjithmonë kanë qenë një fokus i Qeverisë Shqiptare dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit në drejtim të turizmit pasi aksesi, përmirësimi i infrastrukturës urbane dhe pajisja me standardet më bashkëkohore janë format më të mira të eskplorimit të bregdetit.

Këto ndërhyrje kanë arritur synimin e tyre primar në rehabilitimin dhe rivitalizimin e hapësirës urbane brenda Vijës Bregdetare të qytetit të Vlorës.