Lungomare 2 në Vlorë drejt përfundimit për sezonin e ri turistik, shihni si duket

92

Në Vlorë është drejt përfundimit projekti Lungomare 2, i cili këtë sezon turistik do ta bëjë edhe më të bukur qytetin bregdetar.

Në Vlorë po merr formë Lungomare 2 bashkë me 1 kilometër plazh të kombinuar urban dhe natyral, pishinën olimpike e pishinën e fëmijëve, parkingun nëntokësor, shëtitoren e pishave, si edhe njësitë e reja të shërbimit për pushuesit në standardet e një hapësire publike turistike me 5 yje.

Vendosja e shkallareve që zbresin në det, muri anësor i punuar në detaje dhe konceptimi i shkallëve që lidhin trotuaret me pjesën e Lungomares i japin një tjetër dimension këtij projekti.