Lungomare/ Nis faza e dytë, projekt spektakolar për Vlorën turistike

67

Ka nisur faza e 2-të e Lungomares, projekt spektakolar i Vlorës turistike

Faza e dytë e punimeve në Lungomare, përfshin punimet sipas projektit duke filluar nga zona e Ujit të Ftohtë, pas tunelit në një gjatësi prej 1,3 kilometra. Projekti parashikon të ketë një korsi biçikletash gjatë gjithë rrugës automobilistike. Ndërsa do të ketë një korsi për njerëzit që duan të shëtisin në këmbë, çka do të përmirësojë aksesin në të gjitha plazhet e qytetit. Ky projekt do të fillojë nga zona pas tunelit dhe do të përfundojë në Orikum. Është një rikonceptim total që do t’i shtojë vijës bregdetare aktuale të Vlorës edhe 20 km deri në Orikum.

Kjo shëtitore vjen pas asaj të Lungomares të përuruar në maj të 2017-ës. Ky projekt është cilësuar si më i rëndësishmi në funksion të turizmit në qytetin bregdetar të Vlorës dhe ndër më tërheqësit për turistët vendas e të huaj.