Lushja dhe Fieri “kampionët” e bujqësisë, ja sa tonë prodhime eksportuan drejt BE

11

Rreth 3500 tonë produkte bujqësore u eksportuan gjatë muajit shtator 2020, nga dy qendrat kryesore të grumbullimit në Lushnjë dhe Fier, drejt 14 shteteve të Bashkimit Europian dhe vendeve të Rajonit.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë këtij muaji 169 kamionë trajlerë, me kapacitet 20 tonë secili, janë furnizuar në prodhimet të ndryshme bujqësore nga zonat e Lushnjës, Fierit, Divjakës, për t’i eksportuar drejt vendeve të ndryshme europiane por edhe më gjerë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, eksportet bujqësore nga këto dy qendra janë rritur këtë vit me rreth 10%, ndërsa është ulur me 15% krahasuar me muajin gusht, ku sezoni i prodhimit është shumë herë më i lartë.

Në këtë periudhë (shtator) Shqipëria eksporton domate, speca, mollë, bimë mjekësore etj.