Lushnjë-Fier/ Mbi 3 mijë tonë produkte bujqësore u eksportuan në javën e fundit të prillit

31

194 trajlerë me rreth 3300 tonë produkte bujqësore në total u eksportuan gjatë javën së fundit të muajit prill 2021, nga qendra kryesore e grumbullimit bujqësor Lushnjë-Fier, drejt 8 shteteve të Bashkimit Europian dhe vendeve të rajonit.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe, kanë dominur eksportet e perimeve të freskëta ku dominojnë (trangujt, domatet, specat, lakrat, kungujt) që kanë zënë 68 % të totalit të eksporteve bujqësore, për të vijuar me luleshtrydhet, portokallet dhe perimet e tjera dimërore që janë në fund të sezonit.

Ekspertët shprehen prodhimi në sera vijon të favorizojë eksportet e hershme të zarzavateve, që në javët në vijim pritet të shtohen ndjeshëm me hyrjen e sezonit të prodhimit të tyre edhe në fusha.

Investimet në sera, qendra grumbullimi frigoriferike e kanë sjellë bujqësinë vitet e fundit, për herë të parë, në stadin e eksporteve me rritje progresive 12-mujore.

Kështu, sasia e eksporteve për periudhën (dhjetor 2020 – janar 2021) ka qenë e vogël, por krahasuar me po të njëjtin sezon, dy vite më parë, kur ishte mbyllur eksporti i këtyre kulturave, si domate, spec dhe tranguj, këtë vit eksporti i tyre ka zgjatur deri thuajse në fundin e muajit janar 2021.

Sipas tyre, fermerët po kultivojnë prodhime të orientuar nga kërkesa e tregut ndaj dhe eksportet vijojnë trendin e rritjes së qëndrueshme.