Lushnje, nis rikonstruksioni i rrugës nga ish-fabrika e Plasmasit deri në Karbunarë

259

Ka filluar prej disa ditësh puna për ndërtimin e këtij segmenti rrugor rreth 1,6 kilometra.

Investimi po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të programit “Rehabilitimi i Segmenteve Rrugore Prioritare” që finacohet nga qeveria shqiptare.

Ky segment rrugor i është nënshtruar ndërhyrjeve të pjesshme gjatë viteve, por që janë dëmtuar për shkak të mungesës së veprave të artit dhe ndërhyrjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, si dhe ndërhyrjeve nga operatorë të elektrotelefonisë pas sistemimit të saj.

Projekti parashikon 2 korsi për automjetet me nga 4 metra, vepra arti në të dyja anët për mbledhjen dhe kullimin e ujrave, si dhe trotuarë në dy anët në pjesët ku rruga përshkon zona të banuara.

Segmenti rrugor kalon nëpër një zonë ku banon dhe zhvillon aktivitet social-ekonomik një popullsi e konsiderueshme. Investimi bëhet i rëndësishëm edhe për faktin që kemi të bëjmë me një zonë që ka prespektivë rritjeje dhe zhvillimi si në aspektin urbanistik, ashtu edhe në atë ekonomik.

Rehabilitimi i infrastrukturës rrugore dhe ndërhyrjet e parashikuara për ndërtimin e kanalizimeve fuksionale pritet të kenë impakt pozitiv edhe në mjedis.