Lushnje, vijon puna për ndërtimin e Unazës Bujqësore

16

Vijon puna për ndërtimin e Unazës Bujqësore 11 km që lidh të gjithë zonën e Myzeqesë.

Segmentet ku punohet:
Imesht – Lumë
Imesht – Ngurrës e Madhe
Fier i Ri – Kashtbardhë

Pas punimeve për infrastrukturën nëntokësore të kanalizimeve të ujrave dhe ndriçimin, veprat e artit përgjatë të gjithë gjatësisë, është hedhur stabilizanti duke e bërë rrugën të kalueshme për mjetet, ndërsa punohet për trotuarët e në zonat e banuara.

Investimi integrohet me ndërhyrjet e bëra më herët në këtë zonë dhe plotëson të gjithë ciklin e investimeve për infrastrukturën rrugore lidhëse Lushnje – Fier dhe Lushnje – Berat.

Projekti përfundon vitin e ardhshëm. Impakti i pritshëm që në vitin e parë është aksesi i shpejtë i fermerëve në tregje, kosto më të ulëta prodhimi dhe krijimi i perspektivave për agroturizëm.