Magjia e Voskopojës, një mrekulli mes sporteve dimërore dhe kulinarisë

127

Fshati turistik i Voskopojës pritet të ketë vizitorë të shumtë gjatë stinës  së dimrit.

Këtë e paralajmërojnë edhe agjensitë turistike, të cilat kanë përgatitur dhe njoftuar paketat e tyre për në Voskopojë.

Gjatë muajit dhjetor dhe më tej në janar, agjensitë turistike nga kryeqyteti afrojnë udhëtime në fshatin e njohur turistik.

Ato I mbështetin ofertat e tyre tek pushuesit që kanë pasion sportin e skive. Në disa data janë parashikuar të zhvillohen aktivitete sportive me ski në Voskopojë.

Klima malore dhe dëbora që bën të përshtatshme organizimin e aktiviteteve sportive të stinës, ka bërë që agjensitë turistike të drejtojnë sytë nga zona e luglindjes me paketat e tyre turistike.

Pritet që për festat e fundvitit një numur I lartë vizitorësh të zgjedhin për pushime rajonin e Korçës dhe vendet e tij turistike.