Maja e Qorres në Llogora, mal, det dhe dëborë

28

Flokët e dëborës kanë mbuluar Llogoranë, 40 km në juglindje të Vlorës, duke ofruar një peizazh mahnitës ku kombinohen mjaft bukur bregu i detit dhe malet e mbuluar nga dëbora.

Sezoni i turizmit dimëror, ose turizmi i bardhë ka mbërritur edhe në këtë park kombëtar, i njohur për freskinë e tij gjatë ditëve të nxehta të verës dhe për magjinë e dëborës në dimër.

Qafa e Llogorasë ka rëndësi të madhe si një destinacion turistik dhe shërben si një urë tranziti për të dy llojet e turizmit, atë bregdetar dhe atë malor.

Ajo ka potencial të madh për zhvillimin e eko-turizmit, sportet e ajrit, ekskursionet dhe udhëtimet. Ky është një vend klimatik, sepse këtu përzihen të dyja klimat, malore dhe detare e freskët.