Maja e Qorres në Llogora, një ndër destinacionet më të bukura të Llogorasë edhe në dimër

2

Të rinjtë aventurierë kanë sfiduar lartësitë e Majës së Qorres, 2018 metra mbi nivelin e detit, një ndër destinacionet më të bukura dhe sfiduese të Parkut Kombëtar të Llogorasë.

Turistët shijojnë pamje mahnitëse nën petkun e dëborës, duke përjetuar magjinë e natyrës në këtë zonë të veçantë.

Rrugëtimi kërkon përgatitje fizike, veshje të përshtatshme dhe guida të licensuara për një eksperiencë të sigurt. Nga maja, vizitorët mund të shijojnë panoramën e lumit të Vlorës dhe zonës përreth.

Parku Kombëtar i Llogorasë mbetet një destinacion i preferuar për turistë në çdo stinë.