Majlinda Lipo, mësuese e TIK në Gjimnazin “Ismail Qemali”

4
Me 35 vite përkushtim në arsim Majlinda Lipo, mësuese e TIK në Gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë, ka ndikuar në formimin e shumë brezave nxënësish të cilët sot janë profesionistë të suksesshëm në fusha të ndryshme, përfshirë atë të Teknologjisë.
E diplomuar për Gjeologji-Inxhinierike, ajo zgjodhi t’i përkushtohet arsimit me pasion, duke e konsideruar respektin reciprok si çelësin e suksesit në këtë profesion të nderuar.