Makina e fundit e përdorur nga mbreti Zog në Portin e Durrësit

8

Makina e fundit që Mbreti Zog përdori në Egjipt dhe në Francë përpara vdekjes ka hyrë në Shqipëri, nëpërmjet Portit të Durrësit.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur sot se “makina e llojit Rover, prodhim i limituar i vitit 1949, e përdorur nga Mbreti Zog deri në vdekjen e tij në Paris më 1961, erdhi në vendin tonë pak ditë më parë nën kujdesin e Ambasadës së Shqipërisë në Francë dhe Ambasadës Franceze në Tiranë dhe koleksionistit pasionant, Renis Bodinaku”.

“Kjo makinë do të jetë pjesë e muzeut që Bodinaku do të hapë në Tiranë”, tha APD.

Makina Rover e prodhimit të limituar e vitit 1949 ishte prej shumë dekadash pronë e një koleksionisti francez.

/ata.gov.al