Makina ‘valixhe’, koncepti inovativ për të kursyer hapësirë parkimi

5

Teksa teknologjia përparon e njëjta gjë ndodh edhe me konceptet e gjërave që janë përdorur deri më sot nga njerëzit. Lehtësimi i jetës përmes inovacionit këtë herë është fokusuar tek makinat e së ardhmes. Lars Riemann ka projektuar një makinë autonome me një vend dhe me një strukturë shumë të ngushtë që duket si një valixhe. Ky koncept i dizenjuesit është bërë me qëllimin për të kursyer hapësirë në parkim.

Koncepti i makinës së të ardhmes e quajtur “Snap Up”, u projektua për zona urbane me popullsi të dendur me shumë ndërtesa të larta, si Seuli .

Makinat mund të vendosen vertikalisht pranë njëra-tjetrës në rrugë ose mund të ngjiten në fasadën e ndërtesave të banimit.

“Ndërsa një makinë shpenzon më shumë se 95 për qind të jetës së saj e parkuar, ajo gjithashtu zë mesatarisht rreth 12 metra katrorë hapësirë ​​gjatë asaj kohe. Megatrendi i urbanizimit do të vazhdojë të rritet në të ardhmen, dhe me më pak hapësirë ​​në dispozicion. Ky problem tashmë është i dukshëm sot, veçanërisht në Azi”, tha Lars Riemann.

Marre nga: businessmag.al