Makinat fluturuese bëhen realitet

20

Mjeti i prodhuar nga një kompani amerikane në Masaçusets mund të eci në tokë, por edhe të fluturojë në ajër.

“Terrafugia” ka krijuar automjetin dy vendësh, i projektuar për të përmbushur stadardet e sigurisë të Administratës së Aviacionit Federal dhe të Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit.

Këtë javë kompania njoftoi një arritje të madhe duke bërë realitet marrjen e certifikatës për udhëtime ajrore.

“Terrafugia” thotë se do të prodhojë dhe shesë versione të mjetit që vetëm fluturojnë, ndërsa punon që të marrë aprovimin për të ecur në rrugë.

Shpresa është që ti sigurojë të dyja certifikatat deri në vitin 2022.