Manchester City fitoi kupën e parë të Kampioneve në historinë e tij, duke mposhtur 1-0 Interin në finalen e luajtur mbrëmjen e djeshme në stadiumin Olimpik Ataturk të Stambollit.
Pas ceremonisë së hapjes ku këngëtarja Anita shkëlqeu me performancën e saj dhe ku fishekzjarret shumëngjyrëshe dhuruan një atmosferë magjepsëse, nisi ndeshja më e rëndësishme e këtij sezoni.
Manchester City ishte më kërkues në pjesën e parë, por Haland në një rast përballë portierit Onan u ndal nga ky i fundit.
Inter pati një shans të artë me Barellën, i cili nuk arriti të shënojë nga distanca me portën e boshatisur pas një gabimi të portierit Ederson
City humbi në pjesën e parë yllin belg Kevin De Bruyne, pas një dëmtimi, i cili u zëvendësua nga Foden.
0-0 u mbyll një pjesë e parë pa shumë emocione, me skuadrat që shumë studiuan njëra-tjetrën.
Në pjesën e dytë Interi hyri më i vendosur në fushë dhe rrezikoi me Lautaron, i cili përballë Ederson nuk arriti të shënojë.
Por City arriti të shënojë me Rodri në minutën e 68-të pas një goditjeje në hyrje të zonës.
Një minutë më pas Interi pati një shans të artë por Di Marco goditi traversën me kokë dhe Lukaku nuk arriti të përcillte topin në rrjetë.
Interi pati një tjetër rast të artë shënimi ku pas një krosimi në zonë Gosens pasoi me kokë për Lukakun, i cili gjithashtu goditi me kokë, por Ederson arriti ta presë me këmbë. Duke e çuar në korrne. Pas 5 minutave shtesë rezultati nuk ndryshoi, duke bërë që Manchester City të fitojë Champions Leaguen e sezonit 2022-2023.
/ata.gov.al