Manushaqja e Kerauneve, lulja endemike e vargmaleve të Llogorasë e Karaburunit

5

Manushaqja e Kerauneve (Viola acroceraunensis) është një bimë endemike, e përhapur kryesisht në vargmalet e Kerauneve (Parku Kombëtar Llogora dhe RNM Karaburun), nga ku ka marrë edhe emrin.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura solli sot detaje për këtë lule endemike, pjesë e pasurisë së biodiversitetit të florës shqiptare.

Ajo gjendet kryesisht në lartësi 900 – 2000 m mbi nivelin e detit. Manushaqja e Kerauneve lulëzon përgjatë muajve mars-prill, duke arritur një madhësi prej rreth 1.5 cm, në ngjyrë vjollcë të errët.

Rritja e numrit dhe sipërfaqes së zonave të mbrojtura dhe parqeve kombëtare ka krijuar kushtet e duhura për ruajtjen dhe evidentimin e këtyre vlerave autentike.

/ata.gov.al