Maqedoni: Pranohen kushtet, gjuha shqipe bëhet zyrtare

305

Pak orë nga skadimi i afatit përfundimtar të mandatit për të formuar qeverinë e re, kreu i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski është dorëzuar duke pranuar platformën shqiptare, ku ndër to përfshihet gjuha shqipe, si gjuhë zyrtare në Maqedoni dhe përdorimi i saj në çdo nivel të administratës.

Që prej Marrëveshjes së Ohrit, pranimi i Gjuhës Shqipe, si gjuhë zyrtare në Maqedoni, është arritja më e madhe për shqiptarët që jetojnë në shtetin fqinj.