“Marr 400 litra qumësht dele në ditë”/ I iu nga Vlora: Iu bëj thirrje të rinjve të qendrojnë në Shqipëri

94

Kelmend Kojdheli nuk ka emigruar si bashkëmoshatarët e tij, por ka vendosur të punojnë në fermën e familjes në fshatin Llakatund.

Katër kapanoneve për rritjen e shpendëve u kanë shtuar edhe një stallë për dele. Ndërtimi i stallave u bë me paratë e familjes por dhe fondi i AZHBR- së.

Rreth 350 dele të sjella nga Spanja prodhojnë 300 litra qumësht në ditë. Në këto ferma, si te pularia ashtu dhe te stalla e deleve janë punësuar banorë nga zonat përreth.

Kelmendi i bën thirrje dhe të rinjve që duan të ikin, se në Shqipëri ka punë për të gjithë

Kërkesa e tregut për qumështin e deles por dhe mishit ka bërë që të ndërtohen stalla të reja dhe moderne në zonën e fshatit Llakatund të njësisë administrative Shushicë./TCH