Marrëveshja 50 miliardë dollarë, Fiat dhe Peugeot bashkojnë forcat

12

Fiat Chrysler dhe Peugeot, kanë rënë dakord për t’u bashkuar me njëri-tjetrin, duke krijuar kështu prodhuesin e katërt më të madh të makinave në botë.

Kjo marrëveshje ka vlerën e 50 miliardë dollarë dhe bashkimi pritet të përfundojë në 12-15 muaj, thuhet në deklaratë. Ende nuk dihet emri i ri që do vijë pas bashkimit.

Bashkimi i kompanisë amerikano-italiane me atë franceze ka ardhur pasi sektori i automobilave po kalon vështirësi, ndërsa premtojnë se do të prodhojnë automjete më të pastra dhe më të qëndrueshme

Të dyja kompanitë thanë që kishin nënshkruar një “marrëveshje kombinimi” detyruese që do të rezultojë në një krijimin e një industrie lider në këtë fushë, me një gamë më të madhe prodhimi dhe me më shumë aftësi për të investuar në teknologji të reja. Aksionarët e secilit grup do të zotërojnë 50 për qind të aksioneve të njësinë së re.

Të dy kompanitë motorike janë renditur pas rivalëve globalë Volksëagen, Renault-Nissan-Mitsubushi dhe Toyota, të cilat kanë të ardhura totale prej 190 milionë dollarësh (150 milion £) dhe shitjet vjetore të rreth 8.7 milionë automjeteve.

Pjesë e bashkimit do të jenë; Fiat, Alfa Romeo, Chrysler, Citroen, Dodge, DS, Jeep, Lancia, Maserati, Opel, Peugeot dhe Vauxhall.