Marrëveshja Shqipëri-Austri për pensionet, hyn në fuqi nga data 1 dhjetor 2018

192

Shtetasve shqiptarë që punojnë e jetojnë në Austri, ju njihen  kontributet e sigurimeve shoqërore dhe koha e vjetërsisë në punë në të dy vendet, për të përfituar pensionin.

Marrëveshja ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë në fushën e mbrojtjes shoqërore, e nënshkruar në Tiranë, më 25.01.2017 nga data 1 dhjetor 2018, hyn në fuqi, duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm në krijimin e lehtësirave për shtetasit shqiptar dhe një kapitull tjetër i rëndësishëm në marrëdhënit mes dy vendeve Shqipëri-Austri.