Me pasion dhe përkushtim, kanë ngritur një sipërmarrje model agroturistike që sot është si një kartolinë e bukur në çdo stinë të vitit, që i përgjigjet kërkesave në rritje të vizitorëve me shtimin e numrit të dhomave, fermën ku kultivojnë perime dhe pemë frutore, menunë me gatime nga më të ndryshme ku spikatin ato tradicionalet gjirokastrite.