Marubi boom vizitorësh

256

Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” i ka dhënë një tjetër dimension vizitave të turistëve vendas e të huaj në qytetin e Shkodrës!

Muzeu ku historia, traditat dhe kultura e vendit tonë shpaloset përmes fotografive është kthyer në destinacion më vetë në kryeqendrën e veriut.

Deri në muajin tetor do të vijojë të jetë e hapur ekspozita e përkohshme e fotografit Angjelin Nenshati, “Dëshmitar mes dy kohëve”. 3500 vizitorë deri më tani kanë shijuar fotografitë e ekspozuara të këtij fotografi, që i la Shkodres një pasuri të paçmuar imazhesh.

Vjeshta do të sjellë të tjera ekspozita dhe surpriza për vizitorët e muzeut, pasi në Shkoder pritet të mbërrijnë veprat e fotografit Felix Nadar.