Durrësi është kryeqyteti i turizmit dhe janë marrë të gjitha masat që gjithçka të jetë gati për të pasur një sezon veror të suksesshëm.
Qyteti po pastrohet çdo ditë dhe në gjithë vijën bregdetare po plugohet dhe dezinfektohet rëra.
Pastrimi dhe mirëmbajtja e hapësirave të gjelbra u janë vënë në shërbim të qytetarëve dhe sidomos fëmijëve.
Përveç punës së përditshme të punonjësve Bashkia Durrës, është i domosdoshëm edhe kontributi i çdo qytetari, që të mos ndotin ambientin e përbashkët.
/ata.gov.al