‘Mate X’, edhe Huawei prezanton celularin e përthyeshëm

127

Pak ditë pasi Samsung prezantoi serinë e re të celularëve Galaxy Fold me ekran të përthyeshem, këtë të dielë edhe kinezët e Huawei-t kanë prezantuar versionin e tyre të kësaj serie.

Quhet Mate X dhe ndryshe nga Galaxy Fold që ka një ekran të vogël ballor dhe një më të madh anësor, ai ka vetëm një ekran që përthyhet nga jashtë.

Mate X ka 8 GB Ram dhe një memorie prej 512 GB. Kur hapet, ekrani ka një madhësi totale prej 8 pol, ndërsa ekrani ballor 6,6 pol.

Sipas njoftimit të kompanisë kineze, Mate X do të hidhet në treg në mes të këtij viti me një çmim bazë 2,299 euro, rreth 300 euro më shumë se Galaxy Fold.