Materniteti i ri i Lezhës hap dyert në shërbim të nënave dhe fëmijëve të zonës

14

Materniteti i ri i Lezhës, një investim i qeverisë shqiptare në vlerën 2.9 milionë euro, ka hapur dyert në shërbim të nënave dhe fëmijëve.

Ky maternitet është modern dhe me standarde bashkëkohore, ai ka 55 shtretër, 2 salla operacioni dhe 2 salla lindjesh.

Materniteti i Lezhës u shërben edhe banorëve të zonave përreth dhe do të bëhet referencë në veri për këtë shërbim. Ai është i pajisur me të gjitha aparaturat e nevojshme të teknologjisë së lartë.