Materniteti “Koço Gliozheni”, tashmë me 5 inkubatorë të rinj

137

Përmirësimi i infrastrukturës në maternitete dhe kujdesi parësor për të sapolindurit vijon me një tjetër investim për të garantuar mirëqenien e tyre dhe kushte sa më të mira për foshnjet dhe nënat e reja.

Pesë inkubatorë të rinj i shtohen shërbimit të Neonatologjisë në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, me synim rritjen e kujdesit shëndetësor.