Matura Shtetërore, sot provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë

5

Maturantët zhvilluan sot provimin e dytë të Maturës Shtetërore, ku u testuan për gjuhën shqipe dhe letërsinë.

Provimi nisi në orën 10:00 për të përfunduar në orën 12:30.

Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Sportit këtë vit janë 30 mijë maturantë në të gjithë vendin.

MAS bën të ditur se për herë të parë janë hartuar teste të veçanta për rreth 170 nxënës me aftësi ndryshe.

Në 1 qershor maturantët kryen provimin e gjuhës së huaj, ndërsa më 13 qershor do të zhvillojnë provimin e matematikës.

Lënda me zgjedhje është dhe provimi i fundit, i cili do zhvillohet më datë 19 qershor.

/ata.gov.al