Maturanti shqiptar thyen rekordin, del i pari në Greqi (Fotot)

68

Rahman Lumi, maturanti shqiptar me banim në Nea Mudania, Chalkidiki të Greqisë, triumfon në provimet panhelenike dhe kalon i pari me 18. 640 pikë në Politeknikumin e Universitetit Aristotelio të Selanikut, në Fakultetin Inxhinieri Ndërtimi.

Suksesi i jashtëzakonshëm i të riut shqiptar ka bërë bujë në median greke, pasi ka arritur thuajse të paarritshmen në sistemin grek arsimor, e veçanërisht në provimet panhelenike, të detyrueshme për të siguruar një vend në auditoret e larta shtetërore, që është shumë i komplikuar dhe kompetitiv: në dy nga 5 provimet është vlerësuar me notën maksimale e tepër të rrallë 20, ndërsa në të tjerat mbi 18.5.

Megjithatë, Rahman është shprehur me modesti në median greke se mezi pret të jetojë ëndrrën e çdo nxënësi, që nuk është tjetër veçse “jeta studentore”. Gjithashtu, ka deklaruar se ishte një vit i vështirë, me shumë sakrifica, por ja vlente mundimi.