60 mijë doza të tjera të vaksinës Sinovac kanë mbërritur në Shqipëri këtë të diel. Vaksinat do të përdoren për të gjithë qytetarët që tashmë janë vaksinuar me dozën e parë dhe sipas kalendarit duhet të vijojnë me dozën e dytë.
Janë më shumë se 830 mijë doza vaksine që janë administruar në vend, ndërsa numri i vaksinimeve ka shkuar në mbi 712 mijë.
Objektivi i ri është realizimi i 1 milion vaksinimeve brenda Qershorit dhe kjo do bëhet fale dozave të tjera të vaksinave që do vijnë.
Nesër vijnë 14 mijë të tjera
Duke filluar nga dita e nesërme serish vijnë vaksina, janë 14040 vaksina që vijnë nga kontrata me Pfizer dhe nga kontrata e lidhur me Bashkimin Europian, brenda muajit Maj dhe fillim Qershori presim gjithashtu të vijnë edhe 40 mijë vaksina të AstraZeneca nga instrumenti COVAX.
Aktualisht në vend po vijon vaksinimi në grupmoshën mbi 60 vjeç, dhe në grupet e riskut.