Mbërrijnë edhe 11 700 vaksina Pfizer, në total kanë ardhur mbi 976 mijë doza

14

Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, mbrëmë mbërritën  11 700 vaksina Pfizer.

Referuar të dhënave zyrtare, deri tani në vendin tonë kanë mbërritur në total mbi 967 mijë vaksina.

Vaksinat e financuara nga BE do të vijnë çdo javë deri në fund të gushtit për të arritur 145.000.

Vaksinimi antikovid në vendin tonë po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.