16,380 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmë në Shqipëri, nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer si dhe pjesë e mbështetjes së Bashkimit Europian, të siguruara nga qeveria austriake
1,120,070 vaksina antikovid kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.
Në Shqipëri deri tani janë kryer 994,081 vaksinime.