Mbërrijnë edhe rreth 19 mijë doza të vaksinës Pfizer në Shqipëri

16

Në aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën mbrëmë 18 720 doza të vaksinës Pfizer, duke  çuar në 1,238,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri.

Nga fillimi i procesit të vaksinimit janë kryer 1,022,802 doza të vaksinës ndaj COVID-19.

Prej tyre 434,926 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antikovid.