Mbështetja e fermerëve/ Teknologji të reja e makineri bujqësore, financim në 50 % të investimit

57

 Skema kombëtare e mbështetjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2021 financon fermerët me 50 % të vlerës së investimit, për linja, makineri, teknologji përpunimi, paketimi e standardizimi.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural bën të ditur se, të gjithë fermerët dhe subjektet që operojnë në sektorin rural, mund të aplikojnë në e-Albania, me 0 dokumente për të përfituar nga Skema Kombëtare, subvencion për investimet në pajisje e teknologji të reja.

Sipas AZHBR-së, nga kjo masë mbështetëse përfitojnë të gjithë ata që operojnë në sektorin e përpunimit të ullirit, vajit të ullirit, bimëve mjekësore, qumështit dhe përpunimit të fruta-perimeve.

Skema Kombëtare financon 50 % të vlerës së faturës tatimore, por jo më shumë se 5 000 000 milionë për subjekt.

Përfitues janë të gjithë ata që mund të përftojnë financim nga IPARD II.

Skema Kombëtare ofron nëntë masa mbështetëse dhe aplikimet vijojnë deri në 15 prill 2021.