Mbështetje financiare deri në 50% për prodhuesit e verës dhe përpunuesit e peshkut

125

Programi IPARD II, adreson mbështetje financiare deri në 50% të vlerës së investimit në sektorin e vreshtarisë, prodhimit të verës dhe përpunimin e  peshkut.

Arti shqiptar në prodhimin e verës, e ka kthyer këtë biznes në një faktor të rëndësishëm për rritjen e të ardhurave dhe të ekonomisë së vendit.

Industria agropërpunese e verës ka shënuar ndër vite rritje dhe aktualisht mbështetja me fonde nga prograni IPARD II, synon t’i shërbejë rritjes së cilësisë dhe standardeve të verës “Made in Albania”, duke i hapur rrugë edhe një eksporti më të gjerë të saj.

Sipas të dhënave nga dikasteri i Bujqësisë, vitin e fundit, sasia e eksportuar arriti në rreth  200 hektolitra, ndërsa në vend operojnë mbi 250 kantina, pjesa më e madhe e të cilave prodhojnë për tregun vendas.