Mbi 1 milion të huaj vizituan Shqipërinë gjatë katër muajve, ja shteti me rritjen më të lartë

33

Mbi 1 milion të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë katërmujorit të parë të vitit, ndërsa nga Greqia janë shënuar hyrjet më të larta të shtetasve.

Vetëm në muajin prill hynë mbi 400 mijë të huaj.

INSTAT raportoi se Greqia ka pasur rritjen më të madhe me 6 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit prill 2022, janë 834.528 duke shënuar një rritje me 85,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit prill 2022 janë 449.294.
Krahasuar me prillin 2021, ky numër është rritur me 2 herë.