Mbi 100 mijë qytetarë të vaksinuar me dy doza, këtë javë mbërrijnë edhe 12 mijë vaksina Pfizer

54

Mbi 100 mijë qytetarë i kanë kryer tashmë të dy dozat e vaksinës, teksa do të vijojë furnizimi me vaksinat antikovid në ditët e ardhshme.

Shqipëria ka arritur objektivin e parë prej 500 mijë vaksinimesh të kryera në ditët e para të majit, ndërsa objektivi i ri është për kryerjen e 1 milion vaksinimeve.

Kemi mbi 730 mijë doza vaksinash që kanë mbërritur në vend dhe përgjatë kësaj jave do të kemi edhe 11 mijë e 700 doza vaksine ‘Pfizer’, të cilat priten të vijnë.

Përgjatë muajit maj do të furnizohemi me 99 mijë doza vaksine nga kontrata me ‘Pfizer’, instrumentin e COVAX, si dhe me një instrument të ri të mbështetjes nga Bashkimi Europian, për alokimin e vaksinave për vendet e Ballkanit.