Mbi 13 mijë tonë mallra po përpunohen në portin e Durrësit

1

Në portin e Durrësit sot po përpunohen 7 anije me 13.471 tonë mallra dhe rreth 1.630 njësi kontejnerike

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se 3 anije tregtare me  10 225 tonë mallra dhe 566 njësi kontejnerike janë në përpunim.

Konkretisht 3 anije me 1061 njësi kontejnerike janë në radën portuale dhe 1 anije me 3246 tonë mallra pritet të përpunohet në orët në vijim.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti në Terminalin e Kontejnerëve janë përpunuar në total 82,623 njësi kontejnerike (TEU), duke reflektuar një rritje me 21 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Me vënien në funksion të sistemit operativ online Navis 4, ofrohet një standard i ri pune në fushën e përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit.

Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës.

/ata.gov.al