Mbi 1,35 milion vaksinime në Shqipëri, qytetarët mund të zgjedhin cilën vaksinë duan

26

Procesi i vaksinimit në Shqipëri vijon me ritme të larta, ku sipas autoriteteve deri tani janë kryer mbi 1 milion e 350 mijë vaksinime.

Situata e epidemisë në vend me variantin e ri të koronavirusit kërkon prej të gjithëve një akt moral e qytetar për mbrojtjen e shëndetit.

Vaksinimi ndaj COVID-19 bëhet në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe në pikat e vaksinimit të përqendruar. Qytetarët tashmë kanë edhe mundësi të zgjedhin se cilën vaksinë duan të bëjnë.

Muaji gusht është muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar duke u paraqitur me kartën e identitetit.

Për të pamundurit, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’ju dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 pa asnjë kufizim.